Imperium
Imperium ishte një formë autoriteti e mbajtur nga një magjistrat romak për të kontrolluar ushtrinë ose entitetet qeverisëse. Midis termave të të ndryshëm me të cilët në Romën e Lashtë tregoheshin autoritetet e titullarëve të pushtetit publik, mori një rol me rëndësi themelore, që nga Periudha Monarkike, imperium, për mos tu ngatërruar me potestas apo auctoritas. Potestas dhe auctoritas ishin lloje inferiore pushteti gjatë Periudhës Republikane dhe Perandorake. Bëhet fjalë për një pushtet me natyrë ushtarake që, siç tregon prapashtesa -ium, kishte natyrë dinamike, dhe që i jepte titullarit të tij aftësinë për të dhënë urdhëra, të cilëve të urdhëruarit nuk mund t’u shmangeshin, me pushtetin përkatës për tia nënshtruar të pabindurit ndëshkimeve penale me natyrë fizike (fshikullimi apo, në raste më të rënda, prerja e kokës) apo pronësore (gjoba). Simbole të jashtme këtij pushteti ishin fasces lictoriae.
Imperium i një magjistrati mund të ishte mbi një njësie të veçantë ushtarake, ose mund të ushtrohej mbi një provincë ose territor të caktuar. Individët që ju ishte dhënë një pushtet i tillë konsideroheshin si magjistratë curule ose promagistratus. Këta përfshinin aediles curule, pretorin, konsullin, magister equitum dhe dictator. Në një kuptim të përgjithshëm, imperium ishte gama e pushtetit të dikujt dhe mund të përfshinte gjithëçka, si poste publike, tregtinë, ndikimin politik, ose pasurinë.
Evoluimi dhe karakteri i imperium
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendohet zakonisht se imperium u fut në Romë nëpërmjet emërtimit etrusk. Kjo ide, në fakt duket se konfirmohet nga rrethana që në të ashtuquajturin Varri i Liktorit në Vetulonia janë gjetur disa fasces lictoriae prej hekuri. Imperium në këtë mënyrë futet në Romë në këtë fazë të fundit të Periudhës Monarkike. Dimë se në ecurinë e mandatit të rex i jepej pushteti nga curiae me një akt të quajtur lex curiata de imperio.
Pas dëbimit të Lucius Tarquinius Superbit dhe vendosjes së regjimit të ri republikan në vitin 509 p.e.s., pushteti i imperium do tu kalonte konsujve, që u vendosën në krye të rendit të ri kushtetues. Edhe ata ishin të pajisur me imperium, dhe në këtë mënyrë ishin të shoqëruar nga dymbëdhjetë lictores secili.
Por sipas traditës, që nga kjo kohë do të lindëte libera res publica, konsulli Valerius Publikola do të miratonte një ligj që do të quhej Lex Valeria de provocatione, me të cilin vendosej që në brendësi të qytetit të Romës, çdo qytetar do të duhej ta kufizonte pushtetin e imperium të konsujve duke ju drejtuar provocatio ad populum. Ky parashikim do tu lejonte qytetarëve kundër të cilëve magjistrati do të donte të ushtronte imperium e vetë të kërkonte gjykim përballë asambleve popullore.
Për të simbolizuar këtë ndryshim, lictores vërtiteshin brenda qytetit të Romës pa sëpatat e fasces lictoriae, dhe në këtë kuadër do të flitej për imperium domi. Jashtë rrethit qytetar (pomerium), sidoqoftë, nuk mund ti drejtoheshin provocatio ad populum, dhe magjistrati i pajisur me imperium do të mund të ushtronte pushtetin e vetë pa asnjë kufizim, saqë lictores të tiuj e shoqëronin me fasces të pajisura me sëpaa, simboli i imperium militiae të tij.
Imperium fillimisht nënkuptonte pushtet absolut ose mbretëror—fjala rrjedh nga folja latine imperare (të urdhërosh)—e cila u bë disi i kufizuar nën republikën nga kolegjialiteti i magjistratëve republikanë dhe e drejta për ta apeluar, ose provocatio ad populum, nga ana e qytetarëve. Imperium mbeti absolut në ushtri dhe pushteti i imperator (komandant i ushtrisë) për të ndëshkuar mbeti i pakufizuar. Titulli imperator më vonë u mbajt përjashtimisht nga perandori, si komandant i forcave të armatosura. Në fakt, fjala latine imperator është rrenja e fjalës perandor.[1][2]
Në Romën e Lashtë, imperium mund të përdorej si një term që tregonte karakterin e njerëzve, pasurinë e tyre, ose masën e pushtetit formal që ata kishin. Ky cilësim mund të jetë përdorur në një kuandër mjaft të gjerë (për shembull, poetët e përdornin atë, jo domosdoshmërisht duke shkruar rreth zyrtarëve shtetërorë). Sidoqoftë, në shoqërinë romake, ai ishte gjithashtu një koncept më formal i autoritetit ligjor. Një njeri me imperium (një imperator) kishte, në parim, autoritet absolut për të zbatuar ligjin brenda gamës së magjistraturës ose promagjistraturës së tij. Ai mund të ishte vënia e vetos ose tejkalimi i një magjistrati ose promagistrati që ishte një koleg me pushtet të barabartë (p.sh.: një bashkë-konsull), nga një imperium i të cilit e tejkalonte të tijin – do me thënë, një me imperium maius (imperium më të madh), ose nga një tribun i plebejve.
Disa studjues modernë, si A. H. M. Jones, e kanë përkufizuar imperium si "pushteti që i jepte shteti një personi për të bërë çfarë ai konsideronte të ishte në interesin më të mirë të shtetit".[3]
Magjistratë cum imperio dhe sine imperio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetëm disa magjistratë të Romës së Periudhës Republikane ishin të pajisur me imperium. Madje, një nga dallimet themelore midis magjistratëve të Periudhës Republikane ishte pikërisht ajo që i dallonte magjistratët cum imperio nga magjistratët sine imperio. Magjistratët cum imperio ishin konsujt, pretorët dhe disa magjistratë të jashtëzakonshëm, si diktatori, decemviri legibus scribundis consulari imperio dhe interrex. Atyre imperium u jepej pas zgjedhjes me lex curiata de imperio.
Imperium tregohej në dy mënyra të shquara: një magjistrat ose promagjistrat curule mbante shkop fildishi të kryesuar nga një shqiponjë si simbolin e tij personal të postit;[4] çdo magjistrat i tillë gjithashtu shoqërohej nga lictores që bartnin fasces (tradicionalisht simbole të imperium dhe autoritetit), kur ndodheshin jashtë pomerium, fasces u shtoheshin sëpata për të treguar pushtetin imerial për të dhënë ndëshkime kapitale jashtë Romës (sëpatat hiqeshin brenda pomerium). Numri i lictores në në shpurën e një magjistrati ishte një tregues i shkallës së tij të imperium. Kur ndodhej në fushë, një magjistrat curule që zotëronte imperium më të madh ose të barabartë me atë të një pretori vishte një brez të nyjëzuar në mënyrë rituale mbi pjesën ballore të parzmores së tij. Për më tepër, çdo person që ushtronte imperium brenda rruzullit të tij të ndikimit i ishte caktuar një sella curulis.
- aedilis curulis – 2 lictores
- Meqë një aedilis plebis nuk vishej me imperium, ai nuk shoqërohej nga lictores.
- Magister equitum (përfaqësuesi i dictator) – 6 lictores
- Pretori – 6 lictores (2 lictores brenda pomerium-it)
- Konsulli – 12 lictores secili
- Dictator – 24 lictores jashtë pomerium-it dhe 12 brenda; duke nisur nga diktatura e Lucius Kornelius Sulës, ky rregull u shpërfill.
- Për të simbolizuar se diktatori mund të jepte dënimin kapital edhe brenda Romës pa lictores të tij që nuk i hiqnin sëpatat nga fasces të tyre edhe brenda pomerium-it.
Siç mund të shihet, imperium diktorial ishte superior ndaj atij konsullar, ai konsullar ndaj atij pretorian dhe ai pretorian ndaj atij edilian; Ka disa diskutime historike nëse imperium-i pretorian ishte superior ndaj imperium-it të "eques-magisteriorum". Një promagjistrat, ose një njeri që ushtronte një post curule pa e mbajtur faktikisht atë post, gjithashtu zotëronte imperium në të njëjtën shkallë si ata që e kishin zyrtarisht (d.m.th., imperium prokonsullar ishte pak a shumë i barabartë me imperium konsullar, imperium propretorian me atë pretorian) dhe shoqërohej nga një numër i barabartë lictores.
Disa komisione të jashtëzakonshme, si komanda e famshme e Pompeut kundër piratëve, u veshën me imperium maius, që do të thotë ata i tejkalonin të gjithë mbajtësit e tjerë të imperium të të një lloj ose rang (në rastin e Pompeut, edhe të konsujve) brenda rruzullit të tyre të komandës (e tij duke qenë "përfundimtari në dete dhe brenda 50 miljeve në tokë"). Imperium maius më vonë do të bëhej një veçori e perandorit romak.
Një tjetër përdorim i termit në të drejtën romake ishte për pushtetin për të shtrirë ligjin përtej interpretimit të tij të thjeshtë, duke shtrirë imperium nga legjislatorët formalë nën Kushtetutën Republikane: Asambletë Popullore, senatin, magjistratët, imperator-ët dhe delegatët e tyre në jurisprudencën e juriskonsultave.
Magjistratët e tjerë, si censorët, aediles curules, tribunët e plebejve, aediles plebis dhe kuestorët, nga ana tjetër ishin sine imperio.
Siç mund të vërehet, ky dallim nuk përkon as me atë që kundërvë magjistratët madhorë me magjistratët minorë, sepse censorët, që ishin magjistratë madhorë, nuk ishin të pajisur me imperium, as me atë që kundërvë magjistratët që kishin të drejtë për sella curulis, simboli i pushtetit gjyqësor.
Pas pushtimeve të para të mëdha jashtë gadishullit italik (Siçilia]] dhe Sardenja), senati filloi të shpallte pushtetin e magjistratëve që ishin impenjuar në operacionet luftarake si komandantë ushtarakë, sepse, në vend që të ktheheshin në Romë, të vijonin në mënyrë efikase veprimtarinë e tyre në teatrin e luftës që e njihnin më mirë se çdo tjetër dhe pastaj të qeverisnin territorin e ri të pushtuar. Këta ish magjistratë pushteti i të cilëve zgjatej nga senati, gjendeshin në regjimin e prorogatio imperii, dhe quheshin promagistratus. Imperium i tyre, kështu, nuk mbështetej te zgjedhja popullore sipas lex de imperio, si ai i magjistratëve, por mbi një akt të senatit, që vepronte në vend të rogatio, dhe quhej pikërisht pro-rogatio.
Gjithashtu i pajisur me imperium ishte dictator (që, teknikisht, nuk ishte një magistratus populi Romani), i shoqëruar nga njëzet e katër lictores, dhe summum imperium i të cilit ishte i përjashtuar nga kufizimi i provocatio ad populum edhe në brendësi të pomerium.
Aktet magis imperii quam iurisdictionis
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kuadrin e proçesit formular, magjistrati mund të nxirte disa akte që ishin të mbështetura më shumë te imperium i vetë sesa te iurisdictio me të cilën ishte pajisur. Akte të tilla, të quajtur zakonishte edhe mjete pretore, megjithëse duke qenë të pajisur nga magjistrati në ushtrim të iurisdictio, mbështeteshin te imperium. Ato ishin interdicta, in integrum restitutiones, cautiones praetoriae (apo stipulationes praetoriae) dhe bonorum possessio.
Imperium proconsulare maius et infinitum e Augustit dhe lex de imperio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me perëndimin e Regjimit Republikan dhe lindjen e një rendi të ri kushtetues, Augustit iu dha një lloj i ri imperium, i quajtur imperium proconsulare maius et infinitum. Në veçanti ky pushtet iu dha nga senati Augustit në vitin 23 p.e.s. bashkë me tribunicia potestas. Bëhej fjalë për një imperium maius sepse ishte superiore ndaj asaj të të gjithë prokonsujve të tjerë dhe infinitum në kuptimin hapsinor, sepse nuk kufizohej vetëm jashtë Romës. Si imperium maius et infinitum, ashtu dhe tribunicia potestas nuk ishin të përhershme, por duhet të rinovoheshin çdo vit nga senati.
Oktaviani u njoh si princeps nga anëtarët e senatit. Në kuadër të kësaj njohjeje, Oktaviani do të bëhej i pari dhe më autoritari mes senatorëve, edhe pse, nga një këndvështrim formal, vijonte të ishte një senator i barabartë me të tjerët.[5] Është thelbësisht ai që në fakt përkufizohet si "principat". Me Oktavianin do të lindëte një lloj i ri qeverie, ku elementet republikane (të dobësuara) bashkëjetonin me elemente pa dyshim monarkike (pjesërisht të maskuara).
Oktavianit iu atribua titulli honorifik imperator, që i normalisht i atribuohej gjeneralëve fitimtarë në luftë dhe nëpërmjet lex de imperio edhe e drejta e imperium që rregullonte të drejtën për të qeverisur dhe për të nxerë ligje.[6] Në veçanti bëhej në këtë mënyrë titullari i prerogativave si: pontifeks maksim, konsullata e përjetshme dhe tribunicia potestas që i garantonte edhe të drejtën e vetos mbi vendimet senatoriale.
Dimë se edhe princeps pasues të Augustit iu atribua formalisht, herë pas here, imperium. Akti me të cilin ky pushtet i jepej perandorit ishte i ashtuquajturi lex de imperio. Ne zotërojmë pjesën e dytë të asaj me të cilën në vitet 69-70 të e.s. iu dha imperium Vespasianit, sepse ajo është ruajtur në një tabelë bronzi të zbuluar në vitin 1347 nga tribuni Cola di Rienzo në Basilikën e Lateranit në Romë. Pushtetit të imperium të princit i drejtohej mbështetja e vlerës normative të kushtetutave perandorake, efikasiteti i të cilës ishte njësuar me atë të lex publica populi Romani[7]
Për rreth një shekull, perandorët romakë vepronin vetëm me pëlqimin e senatit apo megjithatë në një sistem në të cilin senati përfaqësonte një kundërpeshë ndaj pushtetit perandorak.[8]
Megjithatë nuk munguan momente tensioni për shkak të përpjekjeve të perandorëve për ta forcuar dorën ndaj senatit dhe përpjekjet e uzurpatorëve për të kapur fronin. Mbi të gjitha një pasim jo i sigurtë në fron për shkak të paqartësive institucionale; perandori ishte i zgjedhshëm, por perandorët prireshin shpesh të themelonin dinasti dhe kjo do të çonte përgjatë shekullit të I në luftëra të ndryshme civile.[9]
Dominus ac deus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me ngjitjen në fron të Dinastisë Severiane, principati gjysmë-republikan do të shndërrohej në monarki, dhe perandoria do të bëhej "dominat". Septim Severi, i pari i të ashtuquajturve perandorë-ushtarakë, qe nismëtar i një kulti të ri, që përqëdrohej në figurën e perandorit, njëfarë "monarkie e shenjtë" e marrë nga lindja helenistike (kjo shenjtëri orientalexhante e sovranit ishte tentuar tashmë nga disa perandorë, si Kaligula, Neroni, Domiciani dhe Komodi, ndërsa perandorë të tjerë konsideroheshin "hyjnorë" vetëm pas vdekjes).
Adoptuan për më tepër titullin dominus ac deus që do të zëvendësonte atë të princeps që nënkuptonte një ndarje të pushtetit me senatin.[10] Perandorët që pasuan Septim Severin u karakterizuan nga mbështetja e të gjithëve te ushtria, derisa në vitin 235, nëpërmjet brohoritjes nga ushtria, u zgjodh si perandor Maksimin Traku, komandanti i legjoneve të Panonisë.
Trashëgimia Romake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa perandorët lindorë romakë mbanin imperium të plotë romak dhe e bënin peshkopatën vartëse, në Perëndimin Feudal një rivalitet i gjatë do ta kundërshtonte pretendimin për supremaci brenda krishtërimit post-romak midis sacerdotium në personin e papës dhe imperium shekullar të perandorit gjermaniko-romak, duke nisur me Karlin e Madh, titulli i të cilit pohohej se kishte "restauruar" postin e perandorit romak perëndimor midis mbretërive të reja të Evropës Perëndimore. Te dyja do ti referoheshin trashëgimisë së ligjit romak nga lidhja e tyre titullare me qytetin e Romës: papa, Peshkopi i Romës, përkundrejtë perandorit të shenjtë gjermaniko-romak (megjithëse selia e pushtetit të tij ishte në veri të Alpeve).
Donatio Constantini, nëpërmjet të cilit, papatit dëshmohej se i ishte dhënë Patrimonium Petri territorial në Italinë Qendrore, do të bëhej një armë kundër perandorit. Papa i parë që e përdori atë në një akt zyrtar dhe u mbështet te ai, Leoni IX, përmendëte "Donatio" në një letër të vitit 1054 ndaj Mihal Kerularios, Patriarku i Kostandinopojës, për të treguar se Selia e Shenjtë i zotëronte të dyja, si një imperium tokësor ashtu dhe një qiellor, priftërinë mbretërore. Në vijim, "Donatio" do të merte më shumë rëndësi dhe përdorej më shpesh si dëshmi në konfliktet kishtare dhe politike midis papatit dhe pushtetit shekullar: Anselmo di Lucca dhe kardinal Deusdedit futën atë në koleksionet e tyre të kanoneve; Graciani e përjashtonte atë nga Decretum i tij, por shpejt ai e shtoi atë si Palea; shkrimtarët kishtarë në mbrojtje të papatit gjatë konflikteve të fillimit të shekullit të XII e përmendnin atë si autoritativ.[11]
Në një episod të hidhur, papa Gregori IX, që kishte ndërmjetësuar mjaft herë midis Longobardëve dhe perandorit gjermaniko-romak Frederiku II, ripohonin të drejtën e tij për të arbitruar midis palëve debatuese. Në manifeste të shumta të papës dhe perandorit, antagonizmi midis kishës dhe shtetit do të bëhej edhe më i dukshëm: papa pretendonte për veten e tij imperium animarum ("komandën e shpirtrave", d.m.th. duke pëfaqësuar vullnetin e Zotit kundrejtë besimtarëve), dhe principatus rerum et corporum in universo mundo ("përparësinë mbi të gjitha gjërat dhe trupat në të gjithë botën"), ndërsa perandori dëshironte të restauronte imperium mundi, imperium (si nën ligjin romak) mbi botën (tani të krishterë).
Roma do të ishte prapë kryeqyteti i botës dhe Frederiku do të bëhej perandori real i romakëve, kështu që ai protestoi energjikisht kundër autoritetit të papës. Sukseset e perandorit, veçanërisht fitorja e tij mbi lombardët në Betejën e Kortenuova (1237), vetëm i rëndoi tensionet midis kishës dhe shtetit. Papa e shkishëroi përsëri "heretikun e vetë-rrëfyer", "bishën blasfeme të Apokalipsit" (20 mars 1239), i cili tani përpiqej të pushtonte pjesën e mbetur të Italisë (d.m.th., Shtetet Papale, e të tjera).
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Imperator
- Iurisdictio
- Pushteti (shoqëror dhe politik)
- Legjitimiteti
- Legjitimiteti (politik)
- Autoriteti
- juridiksioni
- Drakoni
- Barazia para ligjit
- Lista e Perandorëve Bizantinë
- Perandoria Bizantine
- Burokracia
- Magna Carta
- Historia e Kushtetutës romake
- Kushtetuta Romake
- Kushtetuta e Mbretërisë Romake
- Kushtetuta e Republikës Romake
- Kushtetuta e Perandorisë Romake
- Kushtetuta e Perandorisë së Vonë Romake
- De Administrando Imperio
- Autoritarizmi
- Autokracia
- Führerprinzip
- Abusus
- Aedilen
- Aerarium
- Agentes in rebus
- Amfiteatri Romak
- Amicitia
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arx
- Auctoritas
- Auguri
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Cannaba
- Censori
- Ciceroni
- Cirku Romak
- Colonus (person)
- Consilium principis
- Consistorium
- Contio
- Curia Calabra
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Dediticii
- Diktatori romak
- Dominati (Roma)
- Drungos
- Dux
- Dymbëdhjetë Tabelat
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Ergastulum
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Folklori Romak
- Forumet Romake
- Fructus
- Frumentarii
- Garda pretoriane
- Garda Varangiane
- Genius loci
- Gens
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Jus
- Ius civile
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Këshilli i Plebejve
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kodeksi i Justinianit
- Kodeksi i Theodosit
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendi i Centurionëve
- Kuvendi i Kuriatit
- Kuvendet Romake
- Kuvendi Tribal
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latifundium
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Lidhja Latine
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët ekzekutivë të Republikës Romake
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Magister militum Ilirikum
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Orcus
- Ordines
- Organet e qeverisjes në Apoloni
- O tempora, o mores!
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Perandoria Romake
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Possessio
- Potestas
- Pretori
- Primus inter pares
- Principati (Roma)
- Provinca romake e Epirit
- Provocatio ad populum
- Republika Romake
- Rogatio
- Roma quadrata
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushtria Romake
- Usucapio
- Usus
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vicus
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Etymology of the word emperor". etymonline.com (në anglisht).
- ↑ Hornblower, Simon; Spawforth, Antony, red. (1996). "Imperium". Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. i 3-të). Oksford dh Neë York: Oxford University Press. fq. 751–752. ISBN 978-0-19-866172-6.
- ↑ Kay-Bujak, Philip (30 dhjetor 2023). The Life of Cicero: Lessons for Today from the Greatest Orator of the Roman Republic (në anglisht). Pen and Sword History. fq. 56. ISBN 978-1-3990-9744-4.
- ↑ Mulligan, Bret (24 tetor 2023). The Crisis of Catiline: Rome, 63 BCE (në anglisht). UNC Press Books. fq. 139. ISBN 979-8-89086-256-3.
- ↑ Franco Cardini; Marina Montesano (2006). Storia medievale (në italisht). Edizioni Le Monnier Università. fq. 21.
Hegjemonia e fituar nga Oktaviani, të cilit senati i kishte atribuar titullin honorifik dhe augural augustus (ai që rrit fuqinë e tij) dhe që kishte njohur si princeps (i pari dhe më i rëndësishme midis senatorëve, që megjithatë konsideroheshin të barabartë me të), i hapi rrugë një regjimi politik të një lloji të ri, të karakterizuar nga përqëndrimi nga ana e princeps të një vargu pushtetesh dhe prerogativash, që gjithësesi nuk e komprometonin, një linjë formale, asetin e res publica ndërsa i jepnin pa dyshim elemente pa dyshim objektivisht monarkike (titulli rex mbetej gjithësesi plotësisht i papëlqyer nga tradita dhe kultura politike romake.
- ↑ Franco Cardini; Marina Montesano (2006). Storia medievale (në italisht). Edizioni Le Monnier Università. fq. 21.
Ajo që mbante emrin res publica Romanorum, dhe që duke nisur nga principati i Augustit, ne jemi mësuar ta përkufizojmë "perandori romake" (koncepti i imperium kishte të bënte pikërisht me të drejtën për të qeverisur, do me thënë për të nxjerë ligje dhe për të vendosur sanksione), ishte kështu një sistem origjinal i përzier, i karakterizuar nga autoriteti i një magjistrati, të cilit i atribuohej titulli honorifik 'imperator'.
- ↑ Gaius (1904). "1.5". përmbledhur nga Edward Poste; E. A. Whittuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law by Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press. fq. 5–12.
- ↑ Franco Cardini; Marina Montesano (2006). Storia medievale (në italisht). Edizioni Le Monnier Università. fq. 23.
Ndërkohë po shkohej drejtë modifikimit edhe të barazpeshës politike. Perandorët vepronin dhe nxirnin ligje marrëveshje të plotë ap megjithatë thelbësore me senatin, si Augusti, Klaudi, Trajani, nëse alternonin të tjerë që insistonin mbi prerogativat e tyre monarkike dhe të shenjta, duke u mbështetur mbi aspekte të jashtme dhe mbi ushtrimin, në një pozicion konflikualiteti në rritje përkundrejtë aristokracive konservatore.
- ↑ Franco Cardini; Marina Montesano (2006). Storia medievale (në italisht). Edizioni Le Monnier Università. fq. 23.
Tensioni midis ushtrisë dhe senatit dhe midis aspirantëve të ndryshëm për rolin e perandorit ndërlikohej nga paqartësitë institucionale në lidhje me mekanizmat e pasimit: perandori ishte i zgjedhshëm, por perandorët individualë prireshin shpesh të krijonin dinasit. E gjithë kjo kishte qenë, që nga shekulli I i e.s., shkak për luftëra të shpeshta civile.
- ↑ Franco Cardini; Marina Montesano (2006). Storia medievale (në italisht). Edizioni Le Monnier Università. fq. 24.
Mbështetës i bindur i një vizioni fetar të pushtetit perandorak, Septim Severi është edhe nismëtari i vërtetë në Romë i një kulti perandorak të përqendruar te idea e "monarkisë së shenjtë" të importuar nga Egjipti dhe nga Greqia nëpërmjet Aleksandrit të Madh: adoptoi titullin "dominus ac Deus" duke zëvendësuar atë të "princeps" që nënkuptonte ndarjen e pushtetit me senatin.
- ↑ Johann Peter Kirsch (1909). "Donation of Constantine". përmbledhur nga Charles Herbermann (red.). The Catholic Encyclopedia: An International Work of Reference on the Constitution, Doctrine, Discipline, and History of the Catholic Church (në anglisht). Vëll. 5. The Encyclopedia Press. fq. 118–121.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Franco Cardini; Marina Montesano (2006). Storia medievale (në italisht). Edizioni Le Monnier Università.
- M. Cary (1967). A History of Rome Down to the Reign of Constantine (në anglisht). Nju Jork: St. Martin’s Press.
- Tassi Scandone Elena (2001). Verghe, scuri e fasci littori in Etruria - Contributo allo studio degli insignia imperii. Volume n. 36 della Biblioteca di Studi Etruschi dell'Istituto Nazionale di Studi Etruschi ed Italici (në italisht). Piza dhe Romw: Istituti Editoriali e Poligrafici Internazionali. ISBN 88-8147-263-5.
- Tassi Scandone Elena (2007). "Securi percussio, Teoria della pena di morte come sacrificium e origine dell'imperium - Alcune considerazioni". përmbledhur nga Federico Maria d'Ippolito (red.). Philia, Scritti per Gennaro Franciosi (në italisht). Vëll. IV. Napoli: Satura Editrice. fq. 2617–2644. ISBN 978-88-7607-050-1.
- Tassi Scandone Elena (2008). Leges Valeriae de provocatione - Repressione criminale e garanzie costituzionali nella Roma repubblicana. Volume n. 24 della Collana "Pubblicazioni del Dipartimento di Scienze Giuridiche (në italisht). Napoli: Università degli Studi di Roma "La Sapienza", Jovene editore. fq. XVI – 324. ISBN 88-243-1781-2.
- Gaius (1904). Edward Poste; E. A. Whittuck (red.). Gai Institvtiones or Institutes of Roman Law by Gaius (PDF) (në anglisht). A. H. J. Greenidge. Claredon Press.
- Johann Peter Kirsch (1909). "Donation of Constantine". përmbledhur nga Charles Herbermann (red.). The Catholic Encyclopedia: An International Work of Reference on the Constitution, Doctrine, Discipline, and History of the Catholic Church (në anglisht). Vëll. 5. The Encyclopedia Press. fq. 118–121.
- Hornblower, Simon; Spawforth, Antony, red. (1996). "Imperium". Oxford Classical Dictionary (në anglisht) (bot. i 3-të). Oksford dhe New York: Oxford University Press. fq. 751–752. ISBN 978-0-19-866172-6.
- Kay-Bujak, Philip (30 dhjetor 2023). The Life of Cicero: Lessons for Today from the Greatest Orator of the Roman Republic (në anglisht). Pen and Sword History. ISBN 978-1-3990-9744-4.
- Capogrossi Colognesi Luigi; Tassi Scandone Elena, red. (2009). Lex de imperio Vespasiani e la Roma dei Flavi (Atti del Convegno, Roma, 20-22 novembre 2008). Volume n. 1 della Collana "Acta Flaviana" (në italisht). Romë: L'Erma di Bretschneider. fq. X – 387. ISBN 978-88-8265-526-6.
- Mulligan, Bret (24 tetor 2023). The Crisis of Catiline: Rome, 63 BCE (në anglisht). UNC Press Books. ISBN 979-8-89086-256-3.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Definimi i imperium tek WikiFjalori
- Giuseppe Cardinali (1935). "Imperium". Enciclopedia Italiana (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- "Imperium". Dizionario di Storia (në italisht). 2010.
- "Imperium: Roman Law". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Grace Young. 20 qershor 2017.
{{cite encyclopedia}}: Mirëmbajtja CS1: Është përdorur gabimisht parametri i të tjerëve (lidhja) - "Imperium: European History". Encyclopædia Britannica (në anglisht).