Amicitia

, Maksimiani, Galeriusi dhe Kostanci të paraqitur në përqafime dashurie vëllazërore, me njëri-tjetrin, shek. IV, fillimisht të vendosura në Kostandinopojë, ku i jepnin emrin Filadelfion sheshit ku ndodheshin, por që më vonë do të grabiteshin nga venecianët gjatë pushtimit të qytetit në vitin 1204]]
'Amicitia është fjala latine për miqësinë, si mes individëve, midis shteteve dhe një individi dhe bashkësisë. Ishte një term teknik i jetës politike romake nga shekulli II p.e.s., kur, sipas Senekës,[1] u fut nga populares Gaius Graku dhe Mark Livius Drusi, të cilët në këtë mënyrë renditën clientes të tyre.[2]
Në botën klasike amicitia kryente një rol të rëndësishëm, jo vetëm për vlerën sentimentale, por edhe për implikimet pedagogjike, politike dhe shoqërore, që shpjegojnë interesin për këtë temë në reflektimet e mendimtarëve të lashtë.[3][4]
Amicitia dhe clientes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në botën romake konceptet e amicitia dhe clientes shpesh mbivendosen, por në të vërtetë mbështeten mbi baza shumë të ndryshme. Faktikisht e para lind midis të barabartësh dhe implikon një raport të llojit afektiv, ndryshe nga e dyta që përkundrazi zhvillohet në kushte pabarazie të thellë. Cliens në fakt ishte ai banor, që për pozicionin e tij në brendësi të shoqërisë romake, ndonjëherë në kufi të varësisë (applicatio) fizike apo psikologjike, gjendej të kryente një varg detyrimesh përkundrejtë një "patronus", edhe ai i detyruar përkundrejtë klientit, në kuadër kësaj marrëdhënie patronati.
Nga ana tjetër mund të haset përdorimi i termit amicus në vend të cliens dhe që vetë amicitia mund të paraqiste në brendësi të saj raste pabarazie që të drejtonin te autoriteti apo pasuria ekonomike e njër nga palët e përfshira.
Raporti i amicitia – ashtu si ai i klientelës – është ngushtësisht i lidhur me fides (besnikëri, besueshmëri), element themelor i sistemit të vlerave të Romës së Lashtë. Një pakt i mirëfilltë që mund të lidhte midis njëri-tjetrit privatë, por edhe privatët me bashkësi apo vetë bashkësitë midis njëra-tjetrës në brendësi të societas, të kuptuar si grup personash të mbledhur përreth një të drejte të përbashkët.[5]
Amicitia dhe necessitudo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koncepti i amicitia hynte plotësisht në fushën e gjerë të necessitudines, shprehje që në botën romake tregonte më në përgjithësi raportet fisnore, por edhe ato lidhje ekzistuese midis miqsh.[6] Nuancat thelbësore të necessitudines të ndryshme mbështeten te valenca e tyre etike, kështë në idenë që të mos plotësosh një angazhim të kërkuar nga këto marrëdhënie mund të konsiderohej në kufijtë e një sjelljet të padenjë dhe shoqërish devijante.
Amicitia dhe politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tema e amicitia është prej kohësh në qendër të debatit historiografik në lidhje me peshën faktike politike që duhet të ushtronte në Romën e Lashtë. Me interes të posaçëm është, në këtë kuadër, prania e të ashtuquajturve reges amici, që nuk hynin në zotërimin e drejtpërdrejtë të Romës, megjithëse të lidhur me status të ndryshëm, sipas do me thënë llojit të raportit ekzistues me rex amicus. Mbretërit miq apo aleatë formonin faktikisht një klasë tributarii të cilëve Roma u kishte imponuar, sipas pakteve të posaçme të aktit të tyre të nënshtrimit, kontribute pak a shumë të forta ushtarake apo në para.[7]
E rëndësishme është edhe ajo që ndodhte në vetë organizimin e brendshëm të principatit, duke u vendosur në Romë me ngjitjen në pushtet të Augustit (27 p.e.s.) në vijim të krizës së Republikës së Vonë, ku princeps rezultonte i përkrahur në veprimtarinë’e tij nga një grup këshilltarësh politikë të quajtur amici principis,[8] të paracaktuar për të patur një rol të rëndësishëm, duke qëndruar i ndalur pushteti tepër i madh që i njihej vetëm figurës së princeps.
Klientët dhe aleatët e Shtetit Romak quheshin amici populi Romani (miqtë e popullit romak) dhe listoheshin në tabula amicorum (tabela e miqve). Amicitia e tillë nuk përfshinte traktatet dhe detyrimet reciproke. Megjithëse amicitia midis individëve ishte në mënyë ideale miqësi e mirëfilltë e shënuar nga dashuria dhe respekti reciprok, në praktikë më shpesh i referohej thjeshtë aleancave politike. Duke lidhur dhe këputur lidhjet e amicitia ishte në këtë mënyrë tepër formale. Amici Augusti (miqtë e Augustit) formonin oborrin në Periudhën Perandorake.[9]
Mendimi ciceronian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mark Tullius Ciceroni (106 p.e.s. – 43 p.e.s.) do të kushtonte i pari argumentit një traktat të plotë me titullin Laelius de amicitia, të nxjerë në vitin 44 p.e.s., ku i referohet dy formave të amicitia.[10]
E para është ajo më e vërteta dhe fisnikja, filosofikisht e themeluar mbi virtus dhe e karakterizuar nga ndarja e plotë shpirtërore. E dyta është një amicitia që duket e ngjashme së jashtmi me atë të vërtetë, por që faktikisht sunon të ndjek utilitas dhe përfitime personale.[11]
Elementi dallues midis një amicitia të virtytshme dhe një amicitia të mbështetur vetë te utilitas, te përfitimi, qëndron në këtë mënyrë te dashuria e ç‘interesuar që shtyn mikun e vërtetë të jetë më i prirur ti kryej shërbimi, më shumë se ti kërkojë, duke i dhënë kështu jetë një lloj konkurence morale të përqëndruar mbi një prirje reciproke të shpirtit të prirur drejtë të mirës përkundrejtë tjetrit. Një raport njerëzor i strukturuar kështu do të ishte në fund i dobishëm për të dy miqtë dhe, mbi të gjitha, do të zgjaste në kohë. Nëse, anasjelltas, shtylla e amicitia qëndron në dobinë e thjeshtë, lidhja do të prishej në kohën që do të ndryshonin interesat që nevojiten, deri kur do me thënë "miku" do të jetë i dobishëm për të realizuar qëllimet e mia.[12]
Ciceroni i jep amicitia një konotacion të fortë spekullativ të rrjedhur nga filozofia helenike të mbështetur në idenë e filantropisë, por që futet në kuadrin e realitetit romak, sa do të bëhej "lidhje e interesuar" midis personash që kanë të njëjtat ideale politike. Një ideal që fisnikëron sjelljen politike të shoqërisë romake bashkëkohëse të tij dhe të klasës drejtuese akoma të lidhur me atë konceptim të amicitia tradicionale të mbështetur te utilitas dhe të përdorur për të vendosur forma të reja shtetërore, duke ndryshuar ekuilibrat politikë.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Miqësia
- Filantropia
- Lidhja shoqërore
- Solidariteti
- Shoqëria
- Marrëdhënia ndërpersonale
- Amor fati
- Lajkatimi
- Servilizmi
- Përkatësia
- Bashkësia
- Grupi shoqëror
- Aleanca
- Mikpritja
- Armiku
- Abusus
- Aerarium
- Amfiteatri Romak
- Anijet Romake
- Arcana imperii
- Arkitektura Romake
- Arkitektura e Teatrove Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Auctoritas
- Besimet e lashta mesdhetare
- Cannaba
- Cirku Romak
- Civitas
- Civitas libera
- Civitas foederata
- Civitas sine suffragio
- Civitas stipendaria
- Cliens
- Consilium principis
- Consistorium
- Contio
- Curia Calabra
- Cursus honorum
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Drungos
- Dux
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Equites
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Folklori Romak
- Forumet Romake
- Fructus
- Genius loci
- Gens
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Horreum
- Horreum (Epir)
- Hospitium
- Imperator
- Imperium
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Instrumentum regni
- Iurisdictio
- Jus
- Ius civile
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Klasa shoqërore në Romën e Lashtë
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolona e Fitores
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Lapis manalis
- Larja në Romën e Lashtë
- Latinët e Lashtë
- Latium
- Letrat e Ciceronit
- Lidhja Latine
- Ligjëratat e Ciceronit
- Limes Britannicus
- Llaçi romak
- Luftërat Romako-Latine
- Magjistratët romakë
- Magjistratët e Perandorisë Romake
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Miliarium Aureum
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Mos maiorum
- Mundus Cereris
- Municipium
- Muri i Antoninit
- Nikopoli i Epirit
- Novus homo
- Nobiles
- Optimates dhe populares
- Orcus
- Ordines
- O tempora, o mores!
- Pagus
- Pallatet perandorake të Romës
- Patricët romakë
- Patronazhi në Romën e Lashtë
- Patronus
- Peregrinus
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Plebejtë
- Pomerium
- Portretizimi Romak
- Possessio
- Potestas
- Primus inter pares
- Provinca romake e Epirit
- Provocatio ad populum
- Roma quadrata
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Selitë perandorake romake
- Senati Romak
- Lucius Annaeus Seneca
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Shtetësia Romake
- Shtëpia Romake
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Skulptura Romake
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Statusi në sistemin ligjor romak
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Ujësjellësi Romak
- Umbilicus urbis Romae
- Ura e Trajanit
- Urbanistika Romake
- Urbs
- Ushtria Romake
- Usucapio
- Usus
- Valetudinarium
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vila Romake
- Zgjedhjet në Republikë Romake
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Seneka i Riu (1887). "VI. XXXIV". On Benefits Adressed to Aebutius Liberalis (në anglisht). Përkthyer nga Aubrey Stewart. George Bell and Sons. fq. 187–188.
- ↑ Howard Hayes Scullard; Andrew W. Lintott (2012). "Amicitia". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth; Esther Eidinow (red.). The Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 70. ISBN 978-0-19-954556-8.
- ↑ Raffaella Cosi (2002). Le solidarietà politiche nella repubblica romana (në italisht). Bari: Edipuglia.
- ↑ Mario Pani; Elisabetta Todisco (2005). Società e istituzioni di Roma antica (në italisht). Romë: Carocci editore.
- ↑ Mario Pani; Elisabetta Todisco (2008). Società e istituzioni di Roma antica (në italisht). Carocci editore. fq. 70–71.
- ↑ Renata Raccanelli (1998). L'amicitia nelle commedie di Plauto: un'indagine antropologica (në italisht). Edipuglia srl. fq. 30.
- ↑ Amedeo Thierry (1840). "Della politica de'romani verso i popoli conquistati". Rivista europea: Nuova serie del Ricoglitore italiano e straniero (në italisht). 3 (2): 133-175.
- ↑ Georg Christian Burchardi (1858). Storia dello stato e del dritto romano (në italisht). T. Guerrero. fq. 137.
- ↑ Nicholas Purcell (2012). "Amicus Augusti". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth; Esther Eidinow (red.). The Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 70. ISBN 978-0-19-954556-8.
- ↑ Mark Tullius Ciceroni (1923). Laelius de Amicitia (në anglisht). Përkthyer nga William Armistead Falconer. Harvard University Press.
- ↑ Mark Tullius Ciceroni (1923). Laelius de Amicitia (në anglisht). Përkthyer nga William Armistead Falconer. Harvard University Press. fq. 135–147.
- ↑ Mark Tullius Ciceroni (1923). Laelius de Amicitia (në anglisht). Përkthyer nga William Armistead Falconer. Harvard University Press. fq. 157–167.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Georg Christian Burchardi (1858). Storia dello stato e del dritto romano (në italisht). T. Guerrero.
- Mark Tullius Ciceroni (1923). Laelius de Amicitia (në anglisht). Përkthyer nga William Armistead Falconer. Harvard University Press.
- Raffaella Cosi (2002). Le solidarietà politiche nella repubblica romana (në italisht). Bari: Edipuglia.
- Paola Gagliardi (1991). Un legame per vivere: sul concetto di amicitia nelle lettere di Seneca. Atti e memorie - Università degli studi della Basilicata (në italisht). Giovanni Polara. Leçe: Congedo.
- Mario Pani; Elisabetta Todisco (2005). Società e istituzioni di Roma antica (në italisht). Romë: Carocci editore.
- Nicholas Purcell (2012). "Amicus Augusti". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth; Esther Eidinow (red.). The Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 70. ISBN 978-0-19-954556-8.
- Renata Raccanelli (1998). L'amicitia nelle commedie di Plauto: un'indagine antropologica (në italisht). Edipuglia srl.
- Howard Hayes Scullard; Andrew W. Lintott (2012). "Amicitia". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth; Esther Eidinow (red.). The Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 70. ISBN 978-0-19-954556-8.
- Seneka i Riu (1887). On Benefits Adressed to Aebutius Liberalis (në anglisht). Përkthyer nga Aubrey Stewart. George Bell and Sons.
- Amedeo Thierry (1840). "Della politica de'romani verso i popoli conquistati". Rivista europea: Nuova serie del Ricoglitore italiano e straniero (në italisht). 3 (2): 133-175.
- Koenraad Verboven (2002). The economy of friends: economic aspects of amicitia and patronage in the Late Republic (në anglisht). Bruksel: Latomus.